Instituti i Kosovës për Trajnime–IKT, organizon Kurse intensive “Të zhvillojmë shkathtësitë e komunikimit në Gjuhën Angleze”. Kurset janë unike dhe kanë për qëllim qe në mënyrë intensive të ngrisin njohuritë e gjuhës angleze. Kurset organizohen nga niveli fillestar deri te nivelet e avancuara.
Programi i Kursit:
Programi i Kursit intensiv “Të zhvillojmë shkathtësitë e komunikimit në Gjuhën Angleze” përbëhet nga;
– Te folurit e Gjuhës Angleze
– Shkrimi i Gjuhës Angleze
– Leximi i Gjuhës Angleze
– Gramatika e Gjuhës Angleze
– Diskutimet Grupore
– Komunikim efektiv
– Prezantimet
Qëllimi i mësimit të gjuhës angleze:
Disa mësojnë gjuhen angleze për punë, të tjerët për studime kurse disa te tjerë për nevoja tjera personale. Cilado qoftë arsyeja juaj për mësimin e anglishtes, IKT mbetet e angazhuar në zhvillimin intensiv të aftësive tuaja gjuhësore praktike për të ju ndihmuar në të ardhmen.
Kohëzgjatja dhe orari i kurseve:
Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, 5 ditë punë nga 2 orë (120 min).
Data e aplikimit dhe pagesës për kurs:
Me qëllim të ruajtjes së cilësisë së kursit, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Çmimi dhe pagesa e kursit:
Kursi ofrohet me çmim promovues prej vetëm 50.00 euro në muaj (40 orë), me profesor të dëshmuar në mësimin e gjuhës angleze. Pagesa për kurs bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426
Vendi i mbajtjes së kursit:
Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime
Adresa: Sheshi Nënë Terezë, A/22, Hy.2, Nr.5, Prishtinë
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999