Trajnim për provimin pranues për gjyqtarë (Testi me Shkrim – pjesa penale)

    Trajnim për provimin pranues për gjyqtarë (Testi me Shkrim – pjesa penale)

    1634
    SHARE

    Trajnimi mbahet me datë 26-27 Nëntor 2016 (e shtune dhe e diele) prej orës 10:00 – 16:00 në Selinë e IKT-Salla e Trajnimeve nr.1

    Trajnimi i dedikohet:
    Kandidateve të cilët kanë kaluar Testin Kualifikues dhe do ti nënshtrohen Testit me Shkrim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në procesin e emërimit për gjyqtar.
    Gjithashtu nga ky trajnim është i dobisë së vecantë për Juristët e diplomuar në përgatitje e pjeses me shkrim të provimit të Jurisprudencës si dhe juristët të cilët punojnë në institucionet publike dhe private dhe studentët e fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës të cilet synojnë ngritjen e njohurive në perpilimin e shkresave nga lemia penale.

    Programi i Trajnimit:
    PJESA PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: (Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese);
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
    – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
    – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.

    Metodologjia e trajnimit:
    Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të nenit 18 të Rregullores (05/2016) për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Ri-emërimin e Gjyqtarëve ku ne trajnimin e pergatitjes se rasteve praktike ne lemine penale dhe civile fokusimi i trajnuesve do te jete në:
    – elementet e vendimit;
    – analizen e gjendjes faktike dhe vlerësimin e provave;
    – analizen e çështjeve juridike dhe aplikimi i të drejtës materiale;
    – argumentimin/logjiken e arsyetimit;
    – qartësine, të kuptuarit e lehtë, të përmbledhurit dhe mënyren e të shprehurit dhe të shkruarit

    Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
    Trajnimi zgjatë 2 ditë (trajnim vikendi) nga ora 10:00 – 16:00 dhe atë me datë 26-27 Nëntor 2016.

    Data e aplikimit, çmimi dhe pagesa për trajnim:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 14 Nëntor 2016 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 50.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426

    Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime

    Për informate shtesë kontaktoni:
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org
    Tel: 049/607-999
    www.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë