Trajnim intenziv për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës – 01 Dhjetor...

    Trajnim intenziv për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës – 01 Dhjetor 2016

    Trajnimi të enjten me 01 Dhjetor 2016!

    2622
    SHARE

    12Sesionet e Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës (Trajnim i praktikës juridike) i dedikohen: Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.

    Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
    Trajnimi zgjatë 12 ditë. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 17:00-19:00

    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    Çmimi dhe pagesa për trajnim:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 10 Nentor 2016 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve ne trajnim. Çmimi i trajnimit është 200.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr: 1708001012810426

    Vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime

    Aplikimit dhe mënyra e pagesës për trajnim:
    Për aplikim dhe mënyrë të pagesës të trajnimit kontaktoni;
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    Programi i Sesioneve të Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës:
    E DREJTA E PROCEDURËS PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: (Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
    – Ankesa kundër Aktvendimit;
    – Ankesa kundër Aktgjykimit.
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
    – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
    – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i Padive:
    – Padi për kompensim dëmi;
    – Padi për vërtetim pronësie;
    – Padi për zgjidhjen e martesës;
    Ø Përpilimi/Hartimi i propozimit për shkurorëzime;
    Ø Përpilimi/Hartimi i vendimeve gjyqësore (aktvendim, aktgjykim);
    Ø Përpilimi/Hartimi i ankesave si mjet i rregullt juridik: ankesa kundër aktvendimit; ankesa kundër aktgjykimit);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve te jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Revizioni;
    – Propozimi për përsëritjen e procedurës;
    – Kërkesa për mbrojtjen e Ligjshmërisë