Trajnimi i dedikohet:
Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, praktikantëve të gjykatës, prokurorive dhe avokatisë si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës të nivelit bachelor dhe master në përgatitje të Provimit nga e Drejta e Procedurës civile.
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Trajnimi zgjatë 2 ditë (shtunë dhe diele) dhe organizohet me datë 08-09 Prill 2017, prej orës 10:00 – 16:00.
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Çmimi i trajnimit është 35.00 euro, kurse pagesa për trajnim bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426
Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999
Web: www.ikt-ks.org
Facebook: facebook.com/
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i trajnimit:
– E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE
Procedura kontestimore,
Parimet e procedurës kontestimore,
Kompetenca e gjykatës,
Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar,
Objektiviteti i gjyqtarit,
Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi,
Gjuha në procedurë,
Parashtresat,
Padia,
Rrjedha e procedurës pranë gjykatës së shkallës së parë, Seancat,
Të provuarit,
Vendimet gjyqësore,
Aktvendimet,
Mjetet juridike,
Shpenzimet e procedurës,
Procedurat e veçanta kontestimore,
Procedura e gjykimeve të arbitrazhit,
Arbitrazhi ndërkombëtar