Trajnimi i dedikohet:
– Kandidatëve në përgatitje të provimit të jurisprudencës,
– Studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të fakulteteve juridike, publike dhe kolegjeve private në përgatitje të provimit për afatin e Qershorit,
– Juristëve të diplomuar,
– Zyrtarëve ligjor të cilët punojnë në institucionet publike dhe private,
– Praktikantëve të gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë.
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Trajnimi zgjatë 2 ditë dhe fillon me datë 20-21 maj 2017 (shtunë dhe diele) prej orës 10:00 – 16:00.
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Çmimi i trajnimit është 35.00 euro, kurse pagesa për trajnim bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426
Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999
Web: www.ikt-ks.org
Facebook: facebook.com/
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i Trajnimit:
E DREJTA E PUNËS
BURIMET E TË DREJTËS SË PUNËS,
MARRËDHËNIET E PUNËS NË NDËRMARRJE,
Krijimi i marrëdhënies së punës,
Ndërprerja e marrëdhënies së punës,
Pagat dhe kompensimet,
Orari i punës,
Pushimet dhe mungesat,
Mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës,
Inspektorati i punës,
Marredhënia e punës ne shërbimin civil,
Fusha e zbatimit të rregullave të shërbimit civil,
Këshilli i pavarur mbikëqyrës,
Komisioni për Emërime të Larta Publike (KELP),
Rregullat e mirësjelljes në shërbimin civil,
Rekrutimi i nëpunësve civil,
Sjellja dhe disiplina,
Përfundimi i punësimit në shërbimin civil,
Mbrojtja ne pune,
Sigurimi pensional e invalidor.
E DREJTA ADMINISTRATIVE (PJESA MATERIALE)
Njohuri të përgjithshme,
Organizimi i pushtetit shtetëror dhe administrata publike,
Njohuri të përgjithshme mbi aktin administrativ,
Kontrolli i punës në administratë
PJESA FORMALE (PROCEDURALE)
Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i procedurës administrative,
Parimet themelore të procedurës administrative,
Kompetenca administrative,
Procedura për garantimin e paanshmërisë së administratës publike,
Procedimi administrativ,
Procedura hetimore,
Përfundimi i procedimit administrativ,
Veprimtaria administrative,
Ekzekutimi,
Afatet për zbatimin e aktit administrativ,
Ankimi administrativ,
Mospranimi i ankimit,
Aktet administrative me natyrë diskrecionale,
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedimin administrativ,
Kuptimi i konfliktit administrativ formal dhe material,
Nocioni dhe objekti i padisë në konfliktin administrative,
Përfundimi i konfliktit administrativ