Trajnim dy ditorë “E drejta kushtetuese dhe e drejta evropiane” 03-04...

    Trajnim dy ditorë “E drejta kushtetuese dhe e drejta evropiane” 03-04 shkurt 2018

    1872
    SHARE

    Trajnimi i dedikohet:
    – Kandidatëve në përgatitje të provimit të jurisprudencës,
    – Studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të fakulteteve juridike, publike dhe kolegjeve private në përgatitje të provimit,
    – Juristëve të diplomuar,
    – Zyrtarëve ligjor të cilët punojnë në institucionet publike dhe private,
    – Praktikantëve të gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë.

    Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
    Trajnimi zgjatë 2 ditë (shtunë dhe diele) dhe organizohet me datë 03-04 shkurt 2018, prej orës 10:00 – 16:00.

    Çmimi dhe pagesa për trajnim:
    Çmimi i trajnimit është 35.00 euro, kurse pagesa për trajnim bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426

    Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT

    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.

    Për informate shtesë kontaktoni:
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
    Tel:049/607-999
    Web: www.ikt-ks.org
    Facebook: facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    Programi i trajnimit:
    – E DREJTA KUSHTETUESE
    I. Kushtetuta si akt me i lartë juridik dhe politik
    1. Kuptimi i Kushtetutës;
    2. Llojet e kushtetutave;
    3. Roli i Kushtetutës në sistemin juridik;
    4. Mënyrat e miratimit dhe ndryshimit të kushtetutave;
    5. Kushtetutat me të njohura në botë.
    II. Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në sistemet kushtetuese
    1. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria si procese juridike dhe politike;
    2. Parimi i kushtetutshmërisë;
    3. Parimi i ligjshmërisë;
    4. Sundimi i së drejtës dhe shteti ligjor;
    5. Parimet e shtetit ligjor;
    6. Parimi i ndarjes dhe kontrollit reciprok të pushteteve;
    7. Mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
    III. Shpallja dhe zyrtarizmi i pavarësisë së Kosovës
    1. Deklarata e Pavarësisë e datës 17 shkurt 2008;
    2. Pakoja e Ahtisarit dhe ligjet që burojnë nga ajo;
    3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e vitit 2008.
    IV. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    1. Koncepti dhe struktura e Kushtetutës;
    2. Preambula;
    3. Dispozitat themelore;
    4. Liritë dhe te drejtat e njeriut;
    5. Marrëdhëniet ekonomike;
    6. Organizimi territorial i Republikës;
    7. Reforma e pushtetit lokal.
    V. Institucionet e Republikës së Kosovës
    1. Kuvendi i Republikës
    1.1 Organizimi dhe struktura e Kuvendit
    1.2 Kompetencat e Kuvendit
    1.3 Procesi legjislativ në Kuvend
    1.4 Mënyrat e miratimit të ligjeve në Kuvend
    1.5 Shumica e dyfishtë për miratimin e ligjeve
    1.6 Raportet e Kuvendit me Qeverinë
    1.7 Kontrolli parlamentar i Qeverisë
    1.8 Raporti i Kuvendit me Presidentin
    2. Presidenti i Republikës
    2.1 Mënyra e zgjedhjes së Presidentit;
    2.2 Kompetencat e Presidentit;
    2.3 Roli i Presidentit në politikën e jashtme;
    2.4 Raporti i Presidentit me Kuvendin dhe Qeverinë.
    3. Qeveria e Republikës
    3.1 Mënyra e zgjedhjes së Qeverisë;
    3.2 Funksionet e Qeverisë;
    3.3 Roli i Kryeministrit në udhëheqjen e Qeverisë;
    3.4 Raporti i Qeverisë me Kuvendin e Kosovës.
    4. Sistemi gjyqësor
    4.1 Parimet kushtetuese të organizimit dhe funksionimit të gjyqësorit;
    4.2 Llojet, organizimi dhe struktura e gjykatave;
    4.3 Funksionet e gjykatave;
    4.4 Zgjedhja, emërimi dhe disiplinimi i gjyqtarëve.
    5. Prokuroria Publike
    6. Ombduspersoni/Avokati i Popullit/
    7. Gjykata Kushtetuese
    7.1 Organizimi dhe struktura e Gjykatës Kushtetuese;
    7.2 Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese;
    7.3 Procedurat para Gjykatës Kushtetuese;
    7.4 Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese të
    qytetarëve.
    8. Agjencitë e Pavarura në Republikën e Kosovës
    9. Rishikimi i Kushtetutës
    10. Dispozitat përfundimtare
    11. Dispozitat tranzicionale
    VI. HARTIMI I KUSHTETUTËS DHE I LIGJEVE-KLINIKAT PËR KUSHTETUTË DHE LIGJE
    1. Kuptimi i hartimit të kushtetutës dhe të ligjeve;
    2. Parimet e hartimit të Kushtetutës dhe të ligjeve;
    3. Teknika juridike dhe terminologjia e hartimit;
    4. Fazat e hartimit;
    5. Debatet publike me qytetarët;
    6. Procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të Kushtetutës dhe të ligjeve;
    7. Ndryshimi i Kushtetutës dhe i ligjeve;
    8. Interpretimi i Kushtetutës dhe i ligjeve;
    9. Zbatimi i Kushtetutës dhe i ligjeve;
    10. Mbrojtja e Kushtetutës dhe e ligjeve.

    – E DREJTA E EVROPIANE

    I. Burimet e së Drejtës Evropiane:

    1. Traktati për Bashkësinë Evropiane dhe Traktati për Bashkësinë Evropiane të Energjisë Bërthamore (përfshirë ndryshimet);

    2. Traktatet themeltare të UE;
    3. Traktati i Parisit (1951)
    4. Traktati i Romës (1957)
    5. Traktati i Mastrihtit (1991)
    6. Traktati i Amsterdamit (1997)
    7. Traktati i Nicës (2000)
    8. Parimet e përgjithshme të së drejtës;
    9. Aktet juridike të nxjerra nga Bashkësia Evropiane;
    5.0.Rregulloret,
    5.1. Urdhëresat,
    5.2. Vendimet,
    5.3. Rekomandimet,
    5.4. Mendimet.
    10. Raporti midis së Drejtës Evropiane dhe të drejtës së shtetit;
    11. Zbatimi i drejtpërdrejt i së Drejtës Evropiane primare dhe sekondare;
    12. Përgjegjësia juridike e shteteve anëtare për moszbatimin e së Drejtës Evropiane.
    2. Organet kryesore të Bashkësisë Evropiane:
    – Këshilli:
    o Përbërja,
    o Kompetencat,
    o Vendimmarrja dhe procedurat legjislative,
    – Parlamenti:
    o Përbërja,
    o Kompetencat,
    o Procedurat vendimmarrëse.
    – Komisioni:
    o Përbërja,
    o Kompetencat.
    – Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe gjykata e shkallës së parë
    o Përbërja,
    o Procedurat gjyqësore.
    o Parimet e Sistemit Juridik të Unionit Evropian
    o Legjitimiteti
    o Legaliteti
    o Supsidiariteti
    o Proporcionaliteti
    3. Rregullimi i tregut të brendshëm:
    1. Unioni doganor;
    2. Qarkullimi i lirë i mallrave;
    3. Liria e lëvizjes së fuqisë punëtore;
    4. Liria e themelimit të ndërmarrjeve;
    5. Liria e qarkullimit të kapitalit dhe pagesave.