Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
Trajnimi zgjatë 12 ditë dhe fillon me plotësimin e grupit përkatësisht me datë 21 Mars 2018. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 17:00-19:00
Sesionet e Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës (Trajnim i praktikës juridike) i dedikohen: Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 15 Mars 2018 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve ne trajnim. Çmimi i trajnimit është 200.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426
Vendi i mbajtjes së trajnimit:
Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime (IKT)
Aplikimit dhe mënyra e pagesës për trajnim:
Për aplikim dhe mënyrë të pagesës të trajnimit kontaktoni;
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
Facebook: https://web.facebook.com/
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i Sesioneve të Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës:
E DREJTA E PROCEDURËS PENALE:
Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: (Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese);
Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
– Ankesa kundër Aktvendimit;
– Ankesa kundër Aktgjykimit.
Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
– Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
– Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
– Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.
E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE:
Ø Përpilimi/Hartimi i Padive:
– Padi për kompensim dëmi;
– Padi për vërtetim pronësie;
– Padi për zgjidhjen e martesës;
Ø Përpilimi/Hartimi i propozimit për shkurorëzime;
Ø Përpilimi/Hartimi i vendimeve gjyqësore (aktvendim, aktgjykim);
Ø Përpilimi/Hartimi i ankesave si mjet i rregullt juridik: ankesa kundër aktvendimit; ankesa kundër aktgjykimit);
Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve te jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
– Revizioni;
– Propozimi për përsëritjen e procedurës;
– Kërkesa për mbrojtjen e Ligjshmërisë