Trajnim për Provimin pranues për Gjyqtarë 08-18 mars 2018

    Trajnim për Provimin pranues për Gjyqtarë 08-18 mars 2018

    9813
    SHARE

    KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
    Trajnimi zgjatë 11 ditë dhe fillon me datë 08 Mars 2018. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 16:30-19:30 pjesa teorike kurse dy fundjave (10-11 dhe 17-18 mars 2018) nga ora 10:00-16:00 pjesa me shkrim nga lëmia penale dhe civile.

    METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
    Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues dhe provimit me shkrim për gjyqtarë i dedikohen kandidatëve të cilët kanë aplikuar për emërimin në pozitat e gjyqtarëve dhe të tjerëve të interesuar për ngritjen e njohurive profesionale. Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të  Rregullores se KGJK (05/2016) për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Ri-emërimin e Gjyqtarëve ku ne trajnimin e përgatitjes se rasteve praktike ne lëmine penale dhe civile fokusimi i trajnuesve do te jete në:
    – elementet e vendimit;
    – analizen e gjendjes faktike dhe vlerësimin e provave;
    – analizen e çështjeve juridike dhe aplikimi i të drejtës materiale;
    – argumentimin/logjiken e arsyetimit;
    – qartësinë, të kuptuarit e lehtë, të përmbledhurit dhe mënyrën e të shprehurit dhe të shkruarit
    Kurse programi i pjesës teorike e Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues  është përgatitur konform  Rregullores se KGJK (05/2016) përkatësisht për lendet të cilat janë pjesë e testit kualifikues  dhe atë penale, civile, administrative, etika profesionale dhe të drejtat e njeriut si dhe provimit me shkrim nga lemia penale dhe civile.

    CERTIFIKIMI I PJESËMARRËSVE:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 20 Shkurt 2018 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 200.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426. Për aplikim Në pagesës të trajnim kontaktoni; Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR TESTIN KUALIFIKUES PËR GJYQTARË PJESA TEORIKE:
    E DREJTA PENALE MATERIALE
    Veprat penale dhe përgjegjësia penale
    Dënimet
    Vërejtja gjyqësore
    Masat e trajtimit të detyrueshëm
    Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve
    dhe lirimi me kusht
    Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes
    së veprave penale
    – Pasojat juridike të dënimit
    – Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
    – Parashkrimi
    – Falja
    – Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës
    sipas vendit të kryerjes së veprës penale
    – Veprat e vacanta penale sipas Kodit Penal

     PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS – Procedura parapenale;
    Procedura paraprake;
    Procedurat alternative
    Akuzimi;
    Procedura penale kryesore;
    Procedura me mjete juridike;
    Procedura ndaj të miturve;
    Procedurat e veçanta

    E DREJTA MATERIALE CIVILE
    Parimet e së drejtës civile:
    Subjektet e së drejtës civile:
    Objektet e marrëdhënieve juridike – civile:
    E drejta subjektive civile:
    Punët juridike:
    Përfaqësimi:
    Parashkrimi:
    Cenimi dhe mbrojtja e të drejtave subjektive civile:

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE
    Procedura kontestimore,
    Parimet e procedurës kontestimore,
    Kompetenca e gjykatës,
    Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar,
    Objektiviteti i gjyqtarit,
    Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi,
    Gjuha në procedurë,
    Parashtresat,
    Padia,
    Rrjedha e procedurës pranë gjykatës së shkallës së parë, Seancat,
    Të provuarit,
    Vendimet gjyqësore,
    Aktvendimet,
    Mjetet juridike,
    Shpenzimet e procedurës,
    Procedurat e veçanta kontestimore,
    Procedura e gjykimeve të arbitrazhit,
    Arbitrazhi ndërkombëtar

    E DREJTA ADMINISTRATIVE (PJESA MATERIALE)
    Njohuri të përgjithshme,
    Organizimi i pushtetit shtetëror dhe administrata publike,
    Njohuri të përgjithshme mbi aktin administrativ,
    Kontrolli i punës në administrate

    E DREJTA ADMINISTRATIVE PJESA FORMALE (PROCEDURALE)
    Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i procedurës administrative,
    Parimet themelore të procedurës administrative,
    Kompetenca administrative,
    Procedura për garantimin e paanshmërisë së administratës publike,
    Procedimi administrativ,
    Procedura hetimore,
    Përfundimi i procedimit administrativ,
    Veprimtaria administrative,
    Ekzekutimi,
    Afatet për zbatimin e aktit administrativ,
    Ankimi administrativ,
    Mospranimi i ankimit,
    Aktet administrative me natyrë diskrecionale,
    Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedimin administrativ,
    Kuptimi i konfliktit administrativ formal dhe material,
    Nocioni dhe objekti i padisë në konfliktin administrative,
    Përfundimi i konfliktit administrative

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT ME SHKRIM PËR GJYQTARË:
    E DREJTA E PROCEDURËS PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: (Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
    – Ankesa kundër Aktvendimit;
    – Ankesa kundër Aktgjykimit.
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
    – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
    – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.

     E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i Padive:
    – Padi për kompensim dëmi;
    – Padi për vërtetim pronësie;
    – Padi për zgjidhjen e martesës;
    Ø Përpilimi/Hartimi i propozimit për shkurorëzime;
    Ø Përpilimi/Hartimi i vendimeve gjyqësore (aktvendim, aktgjykim);
    Ø Përpilimi/Hartimi i ankesave si mjet i rregullt juridik: ankesa kundër aktvendimit; ankesa kundër aktgjykimit);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve te jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Revizioni;
    – Propozimi për përsëritjen e procedurës;
    – Kërkesa për mbrojtjen e Ligjshmërisë