Trajnim dy ditorë “E Drejta materiale dhe procedurale Penale” 08-09 shtator 2018

    Trajnim dy ditorë “E Drejta materiale dhe procedurale Penale” 08-09 shtator 2018

    7524
    SHARE

    Trajnimi i dedikohet:
    – Kandidatëve në përgatitje të provimit të jurisprudencës,
    – Kandidatëve për provimin për gjyqtar
    – Studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të fakulteteve juridike, publike dhe kolegjeve private në përgatitje të provimit për afatin e Qershorit,
    – Juristëve të diplomuar,
    – Zyrtarëve ligjor të cilët punojnë në institucionet publike dhe private,
    – Praktikantëve të gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë.

    Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit: Trajnimi zgjatë 2 ditë (shtunë dhe diele) dhe organizohet në fundjave prej orës 10:00 – 16:00.

    Ligjeruesit:
    Ligjerues ne trajnim jane gjyqtaret
    Prof. Dr. Fejzullah Hasani
    Prof . Dr. Driton Muharremi

    Çmimi dhe pagesa për trajnim:
    Çmimi i trajnimit është 35.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426

    Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT

    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim: Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.

    Për informate shtesë kontaktoni:
    Institutin e Kosovës për Trajnime
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
    Tel:049/607-999
    Web: www.ikt-ks.org
    Facebook: facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    Programi i Trajnimit:
    E DREJTA PENALE MATERIALE
    – Veprat penale dhe përgjegjësia penale
    – Dënimet
    – Vërejtja gjyqësore
    – Masat e trajtimit të detyrueshëm
    – Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve
    dhe lirimi me kusht
    – Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes
    së veprave penale
    – Pasojat juridike të dënimit
    – Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
    – Parashkrimi
    – Falja
    – Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës
    sipas vendit të kryerjes së veprës penale
    – Veprat e vacanta penale sipas Kodit Penal

    PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS

    – Procedura parapenale;
    – Procedura paraprake;
    – Procedurat alternative
    – Akuzimi;
    – Procedura penale kryesore;
    – Procedura me mjete juridike;
    – Procedura ndaj të miturve;
    – Procedurat e veçanta