Trajnim 7 ditorë “E drejta materiale dhe procedurale Penale dhe Civile”
Datë: 02 – 08 qershor 2018
Trajnimi i dedikohet:
– Kandidatëve të cilët do ti nënshtrohen pjesës me gojë të të provimit të jurisprudencës,
– Kandidatëve të cilët do ti nënshtrohen provimit për gjyqtar
– Studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të fakulteteve juridike, publike dhe kolegjeve private në përgatitje të provimit për afatin e Qershorit,
– Juristëve të diplomuar,
– Zyrtarëve ligjor të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, si dhe
– Praktikantëve të gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë.
Ligjëruesit:
Ligjërues ne trajnim janë gjyqtaret;
– Prof. Dr. Fejzullah Hasani ish Kryetar i Gjykatës Supreme
– Prof. Dr. Driton Muharremi, Gjyqtar i Gjykatës se Apelit
– Prof. Dr. Rafet Haxha, Gjyqtar i Gjykatës se Apelit
Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
Trajnimi zgjatë 7 ditë. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet gjatë fundjavës nga ora 10:00 – 16:00 dhe ditëve të punës prej ores 16:00-19:00
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
Çmimi dhe mënyra e pagesës për trajnim:
Për pjesëmarrje në trajnimin 7 ditorë, çmimi i trajnimit është 100.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në zyrat e IKT prej datës 30 maj e deri ne plotësimin e vendeve. Numri i pjesëmarrësve në trajnim është i kufizuar.
Vendi i mbajtjes së trajnimit:
Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT
Sheshi Nënë Terezë, A/22, Hy.2, Nr.5, Prishtinë.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
Web:http://www.ikt-ks.org
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i Trajnimit:
E DREJTA PENALE MATERIALE
– Veprat penale dhe përgjegjësia penale, Dënimet, Vërejtja gjyqësore, Masat e trajtimit të detyrueshëm, Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve dhe lirimi me kusht, Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes së veprave penale, Pasojat juridike të dënimit, Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale, Parashkrimi, Falja, Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës sipas vendit të kryerjes së veprës penale, Veprat e vacanta penale sipas Kodit Penal
E DREJTA E PROCEDURËS PENALE
Dispozitat e përgjithshme, parimet themelore, kompetencat e gjykatave, përjashtimi, prokurori publik mbrojtësi, i dëmtuari, afatet, shpenzimet e procedurës penale, kërkesat pasurore-juridike, marrja dhe komunikimi i vendimeve, dorëzimi i shkresave, shikimi i shkresave, provat, dispozitat e përgjithshme lidhur me provat, dëshmitarët, procedura paraprake, kallëzimi penal, arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi nga policia, fillimi dhe kohëzgjatja e hetimit, veprimet hetimore, masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit, pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe sigurimin e suksesshëm të zhvillimit të procedurës penale, dëshmitari bashkëpunues, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor aktgjykimi, procedura me mjete juridike, ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ankesa kundër aktvendimit, mjetet e jashtëzakonshme juridike, procedura e shkurtër, dhënia e urdhrit ndëshkimor dhe shqiptimi i vërejtjes gjyqësore, procedura e shkurtër, procedura për dhënien e urdhrit ndëshkimorë, shqiptimi i vërejtjes gjyqësore, procedurat e veçanta, procedura ndaj personave të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikimin e alkoolit ose të drogës, procedura e konfiskimit, procedura për kompensimin e dëmit, rehabilitimin dhe për ushtrimin e të drejtave të tjera të personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye, procedura për dhënien e letërreshtimit dhe shpalljeve publike
E DREJTA MATERIALE CIVILE
Parimet e së drejtës civile, Subjektet e së drejtës civile, Objektet e marrëdhënieve juridike – civile, E drejta subjektive civile, Punët juridike, Përfaqësimi, Parashkrimi, Cenimi dhe mbrojtja e të drejtave subjektive civile.
E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE
Procedura kontestimore, Parimet e procedurës kontestimore, Kompetenca e gjykatës, Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar, Objektiviteti i gjyqtarit, Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi, Gjuha në procedurë, Parashtresat, Padia, Rrjedha e procedurës pranë gjykatës së shkallës së parë, Seancat, Të provuarit, Vendimet gjyqësore, Aktvendimet, Mjetet juridike, Shpenzimet e procedurës, Procedurat e veçanta kontestimore, Procedura e gjykimeve të arbitrazhit, Arbitrazhi ndërkombëtar