Trajnimi i dedikohet:
Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, praktikantëve të gjykatës, prokurorive dhe avokatisë si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Trajnimi zgjatë 2 ditë dhe fillon me datë 30-31 Mars 2019 (shtunë dhe diele) prej orës 10:00 – 16:00.
METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
Trajnimi është inovacion i trajnimeve juridike në Kosovë në të cilën do të trajtohen lëndët e vërteta gjyqësore.
Ditën e parë të trajnimit do të trajtohet lëndë të vërteta gjyqësore penale të anonimizuara kurse në ditën e dytë lëndë e vërtet gjyqësore civile e anonimizuar.
Lendet që do të trajtohen nga trajnuesit me përvojë të gjatë në sistemin gjyqësore do të jenë të kompletuara të plotfuqishme dhe ekzekutive dhe do të shqyrtohen nga fillimi i procedurës deri në mjetet e jashtëzakonshme juridike.
Gjatë këtyre dy ditëve pjesëmarrësit do te fitojnë njohuri të plota për tërë fazat e procedurës gjyqësore penale dhe civile nga fillim i procedurës penale dhe civile, shqyrtimi gjyqësor, vendimet gjyqësore, procedura e ankimit, faza e plotfuqishmërisë së vendimeve, atakimi me mjete të jashtëzakonshme juridike dhe procedura e ekzekutimit.
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 20 Mars 2019 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 40.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426
Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikata nga IKT.
Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999
Web: www.ikt-ks.org
Facebook: facebook.com/Trajnime.IKT
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë