Trajnimi i dedikohet:
Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, praktikantëve të gjykatës, prokurorive dhe avokatisë si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Trajnimi zgjatë 2 ditë dhe fillon me datë 26-27 Janar 2019 (shtunë dhe diele) prej orës 10:00 – 16:00.
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 08 Janar 2019 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve ne trajnim. Çmimi i trajnimit është 40.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426
Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikata nga IKT.
Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999
Web: www.ikt-ks.org
Facebook: facebook.com/
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i Trajnimit:
E DREJTA E PUNËS
BURIMET E TË DREJTËS SË PUNËS,
MARRËDHËNIET E PUNËS NË NDËRMARRJE,
Krijimi i marrëdhënies së punës,
Ndërprerja e marrëdhënies së punës,
Pagat dhe kompensimet,
Orari i punës,
Pushimet dhe mungesat,
Mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës,
Inspektorati i punës,
Marrëdhënia e punës në shërbimin civil,
Fusha e zbatimit të rregullave të shërbimit civil,
Këshilli i pavarur mbikëqyrës,
Komisioni për Emërime të Larta Publike (KELP),
Rregullat e mirësjelljes në shërbimin civil,
Rekrutimi i nëpunësve civil,
Sjellja dhe disiplina,
Përfundimi i punësimit në shërbimin civil,
Mbrojtja në punë,
Sigurimi pensional e invalidor.
E DREJTA ADMINISTRATIVE (PJESA MATERIALE)
Njohuri të përgjithshme,
Organizimi i pushtetit shtetëror dhe administrata publike,
Njohuri të përgjithshme mbi aktin administrativ,
Kontrolli i punës në administratë
PJESA FORMALE (PROCEDURALE)
Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i procedurës administrative,
Parimet themelore të procedurës administrative,
Kompetenca administrative,
Procedura për garantimin e paanshmërisë së administratës publike,
Procedimi administrativ,
Procedura hetimore,
Përfundimi i procedimit administrativ,
Veprimtaria administrative,
Ekzekutimi,
Afatet për zbatimin e aktit administrativ,
Ankimi administrativ,
Mospranimi i ankimit,
Aktet administrative me natyrë diskrecionale,
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedimin administrativ,
Kuptimi i konfliktit administrativ formal dhe material,
Nocioni dhe objekti i padisë në konfliktin administrative,
Përfundimi i konfliktit administrativ