Trajnim intensiv për përgatitjen e Provimit të Noterisë 01-12 qershor 2019

    Trajnim intensiv për përgatitjen e Provimit të Noterisë 01-12 qershor 2019

    2198
    SHARE

    KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
    Trajnimi zgjatë 12 ditë dhe do te mbahet me datë 01-12 Qershor 2019. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 16:30-19:30 dhe një fundjavë nga ora 10:00-16:00. Kandidatët do të trajnohen në pjesën teorike si dhe pjesën praktike përkatësisht pjesën me shkrim të provimit.

    METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
    Trajnimit për përgatitjen Provimit te Noterisë i dedikohen  kandidatëve të cilët kanë qellim te aplikojnë për emërimin në pozitat e Noterëve dhe të tjerëve të interesuar për ngritjen e njohurive profesionale nga lëmia civile. Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të  Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë (01/2019) për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë.
    Programi i Trajnimit është përgatitur konform Udhëzimit Administrativ (01/2019) përkatësisht për lendet të cilat janë pjesë e provimit  dhe atë; e drejta e detyrimeve dhe e drejta pronësore; e drejta familjare dhe e drejta trashëgimore; e drejta ekonomike dhe e drejta e punës; e drejta e procedurës civile; ligjet dhe rregulloret relevante për Shërbimin Noterial dhe për Kadastrin.

    CERTIFIKIMI I PJESËMARRËSVE:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 21 maj 2019 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 250.00 euro.Për aplikim dhe pagesë të trajnim kontaktoni; Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR PROVIMIN PËR NOTERË PJESA ME SHKRIM:

    Provimi me shkrim përbëhet nga një (1) detyrë.

    Gjate përgatitjes se kandidatëve për pjesën me shkrim te trajnimit, trajnuesit përmes shembujve praktikë të kandidatët do të ngritin njohurit profesionale për veprimet ligjore, si dhe njohuritë për përmbajtjen dhe formën e aktit noterial të përcaktuara me Ligjin për noterinë.

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR PROVIMIN PËR NOTERISË PJESA TEORIKE:

    E DREJTA E DETYRIMEVE

    Parimet themelore; Lidhja e kontratës; Të metat e vullnetit; Afatet; Përfaqësimi në përgjithësi pavlefshmëria e kontratës; Zgjidhja e kontratës për shkak të mospërmbushjes; Kushtet e përgjithshme të kontratës; Përgjegjësia për dëmin nga sendi i rrezikshëm ose nga veprimtaria e rrezikshme kontratës; Shpërblimi i dëmit material; Pasurimi pa bazë; Gjerimi i punëve të huaja pa porosi;E drejta në shpërblimin e dëmit; Shuarja e detyrimeve; Detyrimet monetare; Kamata; Detyrimet alternative; Detyrimet fakultative dhe kërkesat fakultative; Detyrimet me disa debitorë ose kreditorë; Ndërrimi i kreditorit ose i debitorit; Kontrata për shitjen; Kontrata për dhuratën; Kontrata për huanë; Kontrata për hua përdorjen; Kontrata për qiranë; Kontrata për veprën; E drejta e pengut; Kontrata për ndërtimin; Kontrata për transportin; Kontrata për licencën; Kontrata për depozitën; Kontrata për magazinimin; Kontrata për urdhrin; Kontrata për komisionin; Kontrata për përfaqësimin tregtar; Kontrata për ndërmjetësim; Kontrata për shpeditimin (dërgimi); Kontrata për kontrollin e mallrave dhe të shërbimeve; Kontrata për organizimin e udhëtimit (aranzhmanet turistike); Kontrata për angazhimin e kapaciteteve të hotelerisë (kontrata për alotmanin); Kontrata për sigurimin; Kontrata për ortakërinë; Kontrata për dorëzaninë; Kontrata për dërgimin (asignacioni); Ujdia.

    E DREJTA FAMILJARE DHE E DREJTA TRASHËGIMORE

    Fejesa dhe martesa; Kushtet për martesë; Ndalesat dhe pengesat martesore; Të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve; Marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve; Shuarja e martesës; Marrëdhëniet pasurore pas shkurorëzimit; Marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve; Marrëdhëniet pasurore të anëtarëve të bashkësisë familjare.

    E DREJTA TRASHËGIMORE

    Barazia në trashëgimi; Bazat për thirrjen në trashëgimi; Trashëgimia me ligj; Zvogëlimi i disponimit me testament dhe kthimi i dhurimit për shkak të cenimit të pjesës së domosdoshme; Transanksionet ndërmjet të gjallëve (inter vivos); Trashëgimia me testament legu; Revokimi i testamentit; Padenjësia; Shkaqet e përjashtimit; Hapja e trashëgimit; Heqja dorë nga trashëgimi; Ndarja e trashëgimit.

    E DREJTA EKONOMIKE

    Regjistri i shoqërive tregtare dhe natyra e regjistrimit; Detyrimi për regjistrim, Përfaqësuesi i autorizuar; Regjistrimi fillestar i shoqërive tregtare; Biznesi individual; Ortakëria e përgjithshme; Ortakëria e kufizuar; Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar; Bashkëpronësia dhe bartja e aksioneve; Shpërbërja e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe vendimi për inicimin e procedurës së falimentimit; Shoqëria aksionare; Aksionet dhe letrat me vlerë; Shpërbërja e shoqërisë aksionare dhe vendimi për inicimin e procedurës së falimentimit; Detyrimi për besnikëri, Konflikti i interesit dhe paditë për ortakëri dhe korporata.

    E DREJTA E PUNËS

    Themelimi i marrëdhënies së punës; Mbrojtja dhe siguria në punë; Ndërprerja e marrëdhënies së punës; Proceduarat për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës.

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE

    Dispozitat e përgjithshme; Rregullimi i marrëdhënieve pasurore

    LIGJET DHE RREGULLORET RELEVANTE PËR SHËRBIMIN NOTERIAL DHE PËR KADASTRËN

    Dispozitat themelore; territori dhe selia zyrtare e noterëve; dokumentet noteriale; përpunimi i akteve noteriale; procesverbalet noteriale; konfirmimi i fakteve, vërtetimi i dokumenteve, pranimi i deklaratave nën betim; pranimi i dokumenteve, parasë, letrave me vlerë dhe të sendeve të çmueshme me qëllim të ruajtjes dhe të dorëzimit; arkivat, librat noteriale dhe lëshimi i ekstrakteve dhe kopjeve të dokumenteve origjinale; oda dhe organet e saj; përgjegjësia disiplinore e noterëve; mbikëqyrja në ushtrimin e shërbimit noterial dhe përgjegjësia disiplinore e noterëve,  Agjencia Kadastrale e Kosovës; kadastri; rindërtimi i kadastrit dhe i RDPP-së.