KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
Trajnimi zgjatë 2 ditë dhe do të mbahet me datë 29-30 Qershor 2019. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet gjatë fundjavës, e shtunë dhe e diele, nga ora 10:00-16:00. Kandidatët do të trajnohen në pjesën teorike të provimit.
METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
Trajnimit për përgatitjen Provimit te Noterisë i dedikohen kandidatëve të cilët kanë dhënë me sukses pjesën me shkrim dhe të cilët janë ne përgatitje të pjesës teorike si dhe të tjerëve të interesuar për ngritjen e njohurive profesionale nga lëmia civile. Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë (01/2019) për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë.
CERTIFIKIMI I PJESËMARRËSVE:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 24 qershor 2019 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 55.00 euro.Për aplikim dhe pagesë të trajnim kontaktoni; Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR PROVIMIN E NOTERISË PJESA TEORIKE:
E DREJTA E DETYRIMEVE
Parimet themelore; Lidhja e kontratës; Të metat e vullnetit; Afatet; Përfaqësimi në përgjithësi pavlefshmëria e kontratës; Zgjidhja e kontratës për shkak të mospërmbushjes; Kushtet e përgjithshme të kontratës; Përgjegjësia për dëmin nga sendi i rrezikshëm ose nga veprimtaria e rrezikshme kontratës; Shpërblimi i dëmit material; Pasurimi pa bazë; Gjerimi i punëve të huaja pa porosi;E drejta në shpërblimin e dëmit; Shuarja e detyrimeve; Detyrimet monetare; Kamata; Detyrimet alternative; Detyrimet fakultative dhe kërkesat fakultative; Detyrimet me disa debitorë ose kreditorë; Ndërrimi i kreditorit ose i debitorit; Kontrata për shitjen; Kontrata për dhuratën; Kontrata për huanë; Kontrata për hua përdorjen; Kontrata për qiranë; Kontrata për veprën; E drejta e pengut; Kontrata për ndërtimin; Kontrata për transportin; Kontrata për licencën; Kontrata për depozitën; Kontrata për magazinimin; Kontrata për urdhrin; Kontrata për komisionin; Kontrata për përfaqësimin tregtar; Kontrata për ndërmjetësim; Kontrata për shpeditimin (dërgimi); Kontrata për kontrollin e mallrave dhe të shërbimeve; Kontrata për organizimin e udhëtimit (aranzhmanet turistike); Kontrata për angazhimin e kapaciteteve të hotelerisë (kontrata për alotmanin); Kontrata për sigurimin; Kontrata për ortakërinë; Kontrata për dorëzaninë; Kontrata për dërgimin (asignacioni); Ujdia.
E DREJTA FAMILJARE DHE E DREJTA TRASHËGIMORE
Fejesa dhe martesa; Kushtet për martesë; Ndalesat dhe pengesat martesore; Të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve; Marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve; Shuarja e martesës; Marrëdhëniet pasurore pas shkurorëzimit; Marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve; Marrëdhëniet pasurore të anëtarëve të bashkësisë familjare.
E DREJTA TRASHËGIMORE
Barazia në trashëgimi; Bazat për thirrjen në trashëgimi; Trashëgimia me ligj; Zvogëlimi i disponimit me testament dhe kthimi i dhurimit për shkak të cenimit të pjesës së domosdoshme; Transanksionet ndërmjet të gjallëve (inter vivos); Trashëgimia me testament legu; Revokimi i testamentit; Padenjësia; Shkaqet e përjashtimit; Hapja e trashëgimit; Heqja dorë nga trashëgimi; Ndarja e trashëgimit.