Trajnim 6 ditor “Pjesa teorike e jurisprudencës” me datat 02, 03, 09,...

    Trajnim 6 ditor “Pjesa teorike e jurisprudencës” me datat 02, 03, 09, 10, 16 dhe 17 nëntor 2019

    2096
    SHARE

    KLLF në bashkëpunim me IKT organizojnë Trajnim 6 ditor “Pjesa teorike e jurisprudencës”
    Datat dhe Temat e trajnimit: 02-03 nëntor (Drejta penale materiale – Drejta e procedurës penale 2 ditë), 09-10 nëntor (Drejta civile-Drejta e procedurës Civile 2 ditë), dhe 16-17 nëntor (Drejta e punës, Drejta administrative 2 ditë)

    Për të qenë pjesë e trajnimit studentët duhet të plotësojnë kushtet:

    1. Të jeni studentë i nivelit Bachelor viti i tretë dhe i katërt në njërën nga fakultet juridike publike apo private,
    2. Kërkesës për pjesëmarrje ne trajnim i bashkëngjiteni Kartelën e studentit nga SEMS,
    3. Të bëni Tag se paku 3 student të fakulteteve juridike në njoftimin e IKT në rrjetin social Facebook.

    Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
    Trajnimi zgjatë 6 ditë. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet gjatë fundjavës nga ora 12:00 – 16:00.

    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga KLLF dhe IKT.

    Për studentët, trajnimi është pa pagesë (niveli Bachelor, viti i tretë dhe i katërt), përzgjedhja behet bazuar në Kartelën e studentit nga SEMS dhe shpërndarjes se njoftimit të studentet e tjere te fakulteteve juridike.

    Numri i pjesëmarrësve në trajnim është i kufizuar. Konfirmimet e para të cilat plotësojnë kushtet do të pranohen deri në plotësimin e vendeve në trajnim

    Vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT, Sheshi Nënë Terezë, A/22, Hy.2, Nr.5, Prishtinë.

    Për informate shtesë kontaktoni:
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Web:http://www.ikt-ks.org

    Programi i Trajnimit:
    E DREJTA PENALE MATERIALE
    – Veprat penale dhe përgjegjësia penale, Dënimet, Vërejtja gjyqësore, Masat e trajtimit të detyrueshëm, Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve dhe lirimi me kusht, Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes së veprave penale, Pasojat juridike të dënimit, Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale, Parashkrimi, Falja, Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës sipas vendit të kryerjes së veprës penale, Veprat e vacanta penale sipas Kodit Penal

    E DREJTA E PROCEDURËS PENALE
    Dispozitat e përgjithshme, parimet themelore, kompetencat e gjykatave, përjashtimi, prokurori publik mbrojtësi, i dëmtuari, afatet, shpenzimet e procedurës penale, kërkesat pasurore-juridike, marrja dhe komunikimi i vendimeve, dorëzimi i shkresave, shikimi i shkresave, provat, dispozitat e përgjithshme lidhur me provat, dëshmitarët, procedura paraprake, kallëzimi penal, arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi nga policia, fillimi dhe kohëzgjatja e hetimit, veprimet hetimore, masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit, pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe sigurimin e suksesshëm të zhvillimit të procedurës penale, dëshmitari bashkëpunues, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor aktgjykimi, procedura me mjete juridike, ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ankesa kundër aktvendimit, mjetet e jashtëzakonshme juridike, procedura e shkurtër, dhënia e urdhrit ndëshkimor dhe shqiptimi i vërejtjes gjyqësore, procedura e shkurtër, procedura për dhënien e urdhrit ndëshkimorë, shqiptimi i vërejtjes gjyqësore, procedurat e veçanta, procedura ndaj personave të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikimin e alkoolit ose të drogës, procedura e konfiskimit, procedura për kompensimin e dëmit, rehabilitimin dhe për ushtrimin e të drejtave të tjera të personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye, procedura për dhënien e letërreshtimit dhe shpalljeve publike

    E DREJTA MATERIALE CIVILE
    Parimet e së drejtës civile, Subjektet e së drejtës civile, Objektet e marrëdhënieve juridike – civile, E drejta subjektive civile, Punët juridike, Përfaqësimi, Parashkrimi, Cenimi dhe mbrojtja e të drejtave subjektive civile.

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE
    Procedura kontestimore, Parimet e procedurës kontestimore, Kompetenca e gjykatës, Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar, Objektiviteti i gjyqtarit, Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi, Gjuha në procedurë, Parashtresat, Padia, Rrjedha e procedurës pranë gjykatës së shkallës së parë, Seancat, Të provuarit, Vendimet gjyqësore, Aktvendimet, Mjetet juridike, Shpenzimet e procedurës, Procedurat e veçanta kontestimore, Procedura e gjykimeve të arbitrazhit, Arbitrazhi ndërkombëtar

    E DREJTA E PUNËS
    Burimet e të drejtës së punës,
    Marrëdhëniet e punës në ndërmarrje,
    Krijimi i marrëdhënies së punës,
    Ndërprerja e marrëdhënies së punës,
    Pagat dhe kompensimet,
    Orari i punës,
    Pushimet dhe mungesat,
    Mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës,
    Inspektorati i punës,
    Marredhënia e punës ne shërbimin civil,
    Fusha e zbatimit të rregullave të shërbimit civil,
    Këshilli i pavarur mbikëqyrës,
    Komisioni për Emërime të Larta Publike (KELP),
    Rregullat e mirësjelljes në shërbimin civil,
    Rekrutimi i nëpunësve civil,
    Sjellja dhe disiplina,
    Përfundimi i punësimit në shërbimin civil,
    Mbrojtja në punë,
    Sigurimi pensional e invalidor.

    E DREJTA ADMINISTRATIVE (PJESA MATERIALE)
    Njohuri të përgjithshme,
    Organizimi i pushtetit shtetëror dhe administrata publike,
    Njohuri të përgjithshme mbi aktin administrativ,
    Kontrolli i punës në administratë
    PJESA FORMALE (PROCEDURALE)
    Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i procedurës administrative,
    Parimet themelore të procedurës administrative,
    Kompetenca administrative,
    Procedura për garantimin e paanshmërisë së administratës publike,
    Procedimi administrativ,
    Procedura hetimore,
    Përfundimi i procedimit administrativ,
    Veprimtaria administrative,
    Ekzekutimi,
    Afatet për zbatimin e aktit administrativ,
    Ankimi administrativ,
    Mospranimi i ankimit,
    Aktet administrative me natyrë diskrecionale,
    Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedimin administrativ,
    Kuptimi i konfliktit administrativ formal dhe material,
    Nocioni dhe objekti i padisë në konfliktin administrative,
    Përfundimi i konfliktit administrativ