Trajnim për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës – 03 shkurt 2020

    Trajnim për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës – 03 shkurt 2020

    1626
    SHARE

    Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
    Trajnimi zgjatë 12 ditë dhe fillon me plotësimin e grupit përkatësisht me 03 shkurt 2020. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga ora 17:00-19:00

    Sesionet e Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës (Trajnim i praktikës juridike) i dedikohen: Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.

    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    Aplikimi, çmimi dhe pagesa e trajnimit:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 13 janar 2020 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 200.00 euro. 
    Për aplikim dhe pagesë të trajnimit kontaktoni;
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    Vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime (IKT)

    Programi i Sesioneve të Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës:
    E DREJTA E PROCEDURËS PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: (Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
    – Ankesa kundër Aktvendimit;
    – Ankesa kundër Aktgjykimit.
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
    – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
    – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i Padive:
    – Padi për kompensim dëmi;
    – Padi për vërtetim pronësie;
    – Padi për zgjidhjen e martesës;
    Ø Përpilimi/Hartimi i propozimit për shkurorëzime;
    Ø Përpilimi/Hartimi i vendimeve gjyqësore (aktvendim, aktgjykim);
    Ø Përpilimi/Hartimi i ankesave si mjet i rregullt juridik: ankesa kundër aktvendimit; ankesa kundër aktgjykimit);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve te jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Revizioni;
    – Propozimi për përsëritjen e procedurës;
    – Kërkesa për mbrojtjen e Ligjshmërisë