Trajnimi i dedikohet:
- Avokatëve dhe përfaqësuesve ligjor të personave juridik
- Zyrtarëve ligjor të cilët punojnë në institucionet publike dhe private,
- Zyrtarëve të Autoriteteve Kontraktuese dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit
- Juristëve të diplomuar
- Praktikantëve të gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë.
- Studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të fakulteteve juridike, publike dhe kolegjeve private
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Trajnimi zgjatë 2 ditë (shtunë dhe diele) dhe organizohet me datë 29 Shkurt – 01 Mars 2020, prej orës 10:00 – 16:00.
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Çmimi i trajnimit është 40.00 euro.
Numri i pjesëmarrësve dhe vendi i mbajtjes së trajnimit:
Me qellim të ruajtjes së cilësisë së trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në trajnime është i kufizuar. Trajnimet mbahen në selinë e Institutit të Kosovës për Trajnime – IKT
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim:
Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999
Web: www.ikt-ks.org
Facebook: facebook.com/Trajnime.IKT
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i trajnimit:
SISTEMI I PROKURIMIT PUBLIK NË KOSOVË/ LEGJISLACIONI
- Qëllimi, Fushëveprimi, Përjashtimet, Përkufizimet
- Parimet e përgjithshme të Prokurimit Publik
- Aktivitetet e Prokurimit
- Rregullat për Vlerësimin dhe Klasifikimin e Kontratave Publike dhe Konkurseve të Projektimit
- Procedurat e tenderimit
- Hapat e tenderimit
- Afatet kohore
- Institucionet dhe organet qeveritare përgjegjëse për prokurimin publik
- Regjistrimi dhe përdorimi i platformës elektronike të e-prokurimit
PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË PROKURIMIT
- E drejta për përdorimin e mjeteve juridike
- Ankesat në shkallë të parë dhe të dytë
- Procedurat e përgatitjes dhe afatet parashtrimit të ankesave në Autoritete Kontraktuese dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit
- Procedurat e shqyrtimit të ankesave bazuar në LPP të Kosovës,
- Zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve
- Përgatitja dhe parashtrimi i ankesave përmes e-prokurimit.