Trajnimi i dedikohet:
– Juristëve të diplomuar,
– Avokatëve
– Kandidatëve në përgatitje të provimit të jurisprudencës,
– Kandidatëve për provimin për gjyqtar
– Studentëve të fakulteteve juridike,
– Zyrtarëve ligjor të institucioneve publike dhe private,
– Praktikantëve të gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë.
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit: Trajnimi zgjatë 2 ditë (shtunë dhe diele) 09-10 maj 2020, prej orës 12:00 – 16:00.
Ligjëruesit:
Ligjërues ne trajnim janë gjyqtaret
Prof. Dr. Fejzullah Hasani
Prof. Dr. Driton Muharremi
Çmimi dhe pagesa për trajnim:
Çmimi i trajnimit është 30.00 euro kurse pagesa për trajnim behet deri me datën 07 maj 2020.
Organizimi i trajnimit online:
Kosova Legal Training në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Trajnime, me qellim të përshtatjes me rrethanat ofrimit te mundësisë qe secili nga ju ne kushte shtëpie të jeni pjesë e trajnimit, trajnim online organizohet përmes platformës se veçantë dedikuar për trajnime.
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
Data e aplikimit dhe pagesës për trajnim: Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit është i hapur dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
Për informate shtesë kontaktoni:
Institutin e Kosovës për Trajnime
E-mail: trajnime@ikt-ks.org;
Tel:049/607-999
Web: www.ikt-ks.org
Facebook: facebook.com/Trajnime.IKT
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
Programi i Trajnimit:
E DREJTA PENALE MATERIALE
– Veprat penale dhe përgjegjësia penale
– Dënimet
– Vërejtja gjyqësore
– Masat e trajtimit të detyrueshëm
– Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve
dhe lirimi me kusht
– Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes
së veprave penale
– Pasojat juridike të dënimit
– Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
– Parashkrimi
– Falja
– Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës
sipas vendit të kryerjes së veprës penale
– Veprat e veçanta penale sipas Kodit Penal
PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS – Procedura parapenale;
– Procedura paraprake;
– Procedurat alternative
– Akuzimi;
– Procedura penale kryesore;
– Procedura me mjete juridike;
– Procedura ndaj të miturve;
– Procedurat e veçanta