Komunikimi i të gjithë llojeve është në thelb të punës dhe jetës të secilit prej nesh, prandaj është e rëndësishme të kuptojmë sesi funksionon në bazë të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Për këtë do na duhet të shtrojmë disa pyetje për diskutim.
– Përse perspektiva gjinore?
– A ka ndikim gjinia në komunikim?
– A i përket diskriminimi gjinor të shkuarës apo të tashmes?
Ky leksion do të shërbejë për të ndarë koncepte bazë të komunikimit ndër personal dhe gjithashtu do të trajtohet si një forum i hapur diskutimi më të rinjtë mbi stereotipet e dëmshme gjinore dhe mendësitë e vjetra; ndikimi i tyre në shoqëri dhe sesi ato formësojnë jetën tonë të përditshme. Do të përdoren video, prezantime dhe mjete të tjera inovative për nxitjen e diskutimit. Qëllimi është të nxitet një reflektim mbi mënyrën sesi përftimi i perspektivës gjinore e përmirëson komunikimin si në familje dhe shoqëri.
Realizimi i këtij leksioni të hapur me studentë të fakultetit juridik do të jetë një vlerë e shtuar për informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre dhe do ti pajisë me mjete komunikimi të vlefshme.
Ligjëruese:
Gertjana Hasalla, Eksperte e Barazisë Gjinore, Elbasan/Shqipëri
Kohëzgjatja dhe orari i Ligjëratës:
Ligjërata mbahet me datë 24 tetor 2020 (e shtunë) prej orës 10:00-12:00.
Certifikimi i pjesëmarrësve:
Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të ligjëratës do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes nga IKT.
Aplikimi dhe numri i pjesëmarrësve:
Afati për aplikim nga të interesuarit fillon me 19 Tetor 2020 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim përkatësisht me 21 Tetor 2020 (e enjte) në ora 16:00. Numri i vendeve në trajnim i kufizuar në 20 pjesëmarrës. Pjesëmarrja ne ligjërate është pa pagesë.
Për aplikim na kontaktoni;
Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë