Trajnimi “ABC-ja e Shkrimit të Projekteve” – 20 mars 2021

    Trajnimi “ABC-ja e Shkrimit të Projekteve” – 20 mars 2021

    196
    SHARE
    Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
    Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet të shtunën datë 20 mars 2021 nga ora 10:00-15:00.
    Trajnimi për shkrimin e projekteve i dedikohen: zyrtarëve të sektorit publike dhe privat, zyrtarëve të shoqërisë civile, profesionistëve te fushave të ndryshme, të sapodiplomuarve, studentëve, si dhe të gjithë atyre qe kanë ide dhe dëshirojnë të mësohen se si idetë e tyre ti qesin në letër dhe ti kthejnë në projekt.
    Trajnuese:
    Gertjana Hasalla, Eksperte e Barazisë Gjinore, Elbasan/Shqipëri
    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.
    Çmimi dhe pagesa për trajnim:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 14 mars 2021 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim.
    Çmimi i trajnimit është 20.00 euro dhe 15.00 euro përmes platformës online Zoom
    Vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime (IKT) dhe platforma online Zoom
    Për informate shtesë kontaktoni:
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org
    Tel:049/607-999
    Web: http://www.ikt-ks.org
    FB: www.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
    PËRSHKRIMI I TRAJNIMIT:
    Keni një ide të mrekullueshme për një projekt. Sa më shumë që e hulumtoni, aq më shumë mendoni se është diçka që ja vlen të financohet. Është një ide inovatore dhe nëse gjërat funksionojnë ashtu siç i parashikoni, produkti që rezulton do të jetë një fitore e madhe për ju, për organizatën, madje edhe për industrinë ku doni të ndikoni në tërësi.
    Por si i bëni vendimmarrësit ta blejnë idenë tuaj?
    Përgjigja është e shkurtër: Krijoni një projekt propozim bindës.
    Përgjatë këtij trajnimi, do të mësojmë cfarë është një projekt propozim, pse ju nevojitet një dhe si të shkruani një projekt propozim të mirë.
    Është e domosdoshme të mbahet parasysh se, pavarësisht nga lloji i propozimit, përfshini në listen tuaj të kontrollit pikat e mëposhtme:
    • Përcaktoni audiencën tuaj.
    • Përcaktoni problemin që synon të zgjidhet nga propozimi juaj.
    • Kryeni hulumtime mbi gjendjen aktuale të çështjes dhe zgjidhjet e mundshme.
    • Përcaktoni efektin që ky projekt do të ketë në suksesin e kompanisë/organizatës/të individit.
    • Vendosni një afat kohor dhe përcaktoni llojin dhe sasinë e burimeve të kërkuara.
    • Bëni një outline të propozimit tuaj