Trajnim për Provimin pranues për Prokurorë 15-23 qershor 2021

    Trajnim për Provimin pranues për Prokurorë 15-23 qershor 2021

    293
    SHARE

    KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
    Trajnimi zgjatë 9 ditë dhe fillon me datë 15 qershor 2021. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 16:30-19:30 pjesa teorike kurse një fundjavë (19-20 qershor 2021) nga ora 10:00-16:00 pjesa me shkrim.

    METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
    Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues dhe provimit me shkrim për prokurorë i dedikohen kandidatëve të cilët kanë aplikuar për emërimin në pozitat e prokurorëve dhe të tjerëve të interesuar për ngritjen e njohurive profesionale. Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të  Rregullores se KPK (07/2015) për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Ri-emërimin e Prokurorëve ku ne trajnimin e përgatitjes se rasteve praktike (pjesa me shkrim) fokusimi i trajnuesve do të jetë në:
    – analizën e problemeve ligjore nga fusha e të drejtave të njeriut, kushtetuese, penale (materiale dhe procedurale) dhe drejtësia për të mitur;
    – përshkrimi i gjendjes faktike dhe aplikimi i drejtës materiale;
    – aplikimi i së drejtës procedurale dhe struktura e vendimit;
    – vlerësimi dhe analizimi i provave, argumentimi dhe logjika e arsyetimit, qartësi, të kuptuarit, të përmbledhurit dhe mënyrën e  të shkruarit.
    Kurse programi i pjesës teorike e Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues  është përgatitur konform  Rregullores se KGJK (07/2015) përkatësisht për lendet të cilat janë pjesë e testit kualifikues  dhe atë penale (materiale dhe procedurale), etika profesionale dhe të drejtat e njeriut si dhe provimit me shkrim nga lemia penale dhe civile.

    CERTIFIKIMI I PJESËMARRËSVE:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 01 qershor 2021 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 250.00 euro. Për aplikim dhe pagesë të trajnim kontaktoni; Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR TESTIN KUALIFIKUES PËR PROKURORË PJESA TEORIKE:
    E DREJTA PENALE MATERIALE
    Veprat penale dhe përgjegjësia penale
    Dënimet
    Vërejtja gjyqësore
    Masat e trajtimit të detyrueshëm
    Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve
    dhe lirimi me kusht
    Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes
    së veprave penale
    – Pasojat juridike të dënimit
    – Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
    – Parashkrimi
    – Falja
    – Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës sipas vendit të kryerjes së veprës penale
    – Veprat e veçanta penale sipas Kodit Penal

     PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS – Procedura parapenale;
    Procedura paraprake;
    Procedurat alternative
    Akuzimi;
    Procedura penale kryesore;
    Procedura me mjete juridike;
    Procedura ndaj të miturve;
    Procedurat e veçanta

    ETIKA PROFESIONALE PËR PROKUROR:
    Parimet e përgjithshme;
    Pavarësia;
    Paanshmëria;
    Integriteti;
    Konfidencialiteti
    Llogaridhënia dhe transparenca
    Transparenca dhe mediat;
    Profesionalizmi

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT ME SHKRIM PËR GJYQTARË:
    E DREJTA E PROCEDURËS PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
    – Ankesa kundër Aktvendimit;
    – Ankesa kundër Aktgjykimit.
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
    – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
    – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.