Trajnim për Provimin pranues për Prokurorë të Shtetit – 06 Shtator 2021

    Trajnim për Provimin pranues për Prokurorë të Shtetit – 06 Shtator 2021

    192
    SHARE

    KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
    Trajnimi zgjatë 9 ditë dhe fillon me datë 06 Shtator 2021. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 16:30-19:30 pjesa teorike, kurse pjesa e trajnimit me shkrim mbahet një fundjavë (dy ditë) nga ora 10:00-16:00, para mbajtjes se pjesës se Provimit me shkrim.

    METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
    Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues dhe provimit me shkrim për prokurorë i dedikohen kandidatëve të cilët kanë aplikuar për emërimin në pozitat e prokurorëve dhe të tjerëve të interesuar për ngritjen e njohurive profesionale.

    Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të  Rregullores se KPK (07/2015) për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Ri-emërimin e Prokurorëve. Trajnimi do te përbehet prej dy pjesëve:

    1. Përgatitja e kandidatëve për Testin Kualifikues nga lemia penale (materiale dhe procedurale), etika profesionale dhe të drejtat e njeriut dhe

    2. Përgatitja e kandidatëve për pjesën e Provimit me Shkrim duke analizuar problemet ligjore nga fusha e të drejtave të njeriut, penale (materiale dhe procedurale) dhe drejtësia për të mitur.

    CERTIFIKIMI I PJESËMARRËSVE:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 27 gusht 2021 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 170.00 euro Trajnimi për testin kualifikues dhe 50.00 euro Trajnimi për pjesën me shkrim të Provimit. Për aplikim dhe pagesë të trajnim kontaktoni; Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR PROKURORË – TESTI KUALIFIKUES:
    E DREJTA PENALE MATERIALE
    Veprat penale dhe përgjegjësia penale
    Dënimet
    Vërejtja gjyqësore
    Masat e trajtimit të detyrueshëm
    Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve
    dhe lirimi me kusht
    Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes
    së veprave penale
    – Pasojat juridike të dënimit
    – Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
    – Parashkrimi
    – Falja
    – Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës sipas vendit të kryerjes së veprës penale
    – Veprat e veçanta penale sipas Kodit Penal

    PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS – Procedura parapenale;
    Procedura paraprake;
    Procedurat alternative
    Akuzimi;
    Procedura penale kryesore;
    Procedura me mjete juridike;
    Procedura ndaj të miturve;
    Procedurat e veçanta

    ETIKA PROFESIONALE PËR PROKUROR:

    • Parimet e përgjithshme;
    • Pavarësia;
    • Paanshmëria;
    • Integriteti;
    • Konfidencialiteti
    • Llogaridhënia dhe transparenca
    • Transparenca dhe mediat;
    • Profesionalizmi

    LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT QE DALIN NGA KUSHTETUTA E KOSOVËS DHE KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT:

    • Barazia para Ligjit
    • E drejta për jetën
    • E Drejta e Integritetit Personal
    • Ndalimi i tortures
    • Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar
    • E drejta për liri dhe siguri
    • Të Drejat e të Akuzuarit
    • E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm
    • E drejta për një proces të rregullt
    • E Drejta për Mjete Juridike
    • Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fese
    • Liria e Lëvizjes
    • E Drejta e Privatësisë
    • Liria e shprehjes
    • Liria e tubimit dhe e organizimit
    • E drejta për zgjidhje efektive
    • Ndalimi i diskriminimit
    • E Drejta e Qasjes në Dokumente Publik
    • Liria e Medieve etj

    PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR PROKURORË PJESA ME SHKRIM:

    Programi i pjesës me shkrim te trajnimit do të fokusohet në pjesën vlerësuese të cilën e aplikon Komisioni dhe atë:

    – analizën e problemeve ligjore nga fusha e të drejtave të njeriut, penale (materiale dhe procedurale) dhe drejtësia për të mitur;
    – përshkrimi i gjendjes faktike dhe aplikimi i drejtës materiale;
    – aplikimi i së drejtës procedurale dhe struktura e vendimit;
    – vlerësimi dhe analizimi i provave, argumentimi dhe logjika e arsyetimit, qartësi, të kuptuarit, të përmbledhurit dhe mënyrën e  të shkruarit.

    Gjate pjesë se trajnimit me shkrim trajnimi do të orientohet në përpilimin e shkresave juridike si:

    • Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    • Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
      – Ankesa kundër Aktvendimit;
      – Ankesa kundër Aktgjykimit.
      Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
      – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
      – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
      – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.