Instituti i Kosovës për Trajnime (IKT) është organizate kryesore e specializuar ne ofrimin e trajnimeve juridike në Republikën e Kosovës.
IKT ka mision promovimin dhe zbatimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, me qëllimin e forcimit të kapaciteteve profesionale të individëve, zyrtarëve të institucioneve publike dhe biznesit privat.
Për 6 vite, përmes trajnimeve tona, ne kemi ndihmuar qindra kandidatë qe me sukses ta kalojnë Provimit e Jurisprudencës e gjithashtu qindra studentëve dhe profesionistë tjerë ligjore qe ti ngrisi aftësitë e tyre, të ngrisin njohuritë e tyre dhe për të përmbushur kërkesat e tyre profesionale.
Duke punuar me ju, ne jemi më shumë se vetëm një ofrues trajnimi. Ne jemi partneri juaj i trajnimit, duke dëgjuar komentet dhe sugjerimet tuaj, ne zhvillojmë përmbajtjen e trajnimeve në bazë të kërkesave tuaja, kështu që trajnimet të jenë sa me të rëndësishme për ju dhe nevojat tuaja.
Në trajnimet juridike të organizuara nga Instituti i Kosovës për Trajnime (IKT) janë angazhuar trajnerë me përgatitje të lartë teorike dhe me përvojë të gjatë në praktikën e zbatimit të ligjit si: gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të fakulteteve juridike
Trajnuesit e angazhuar nga radha e gjyqtarëve;
- Prof. Dr. Fejzullah Hasani, ish Kryetar i Gjykatës Supreme
- Sylejman Nuredini, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës
- Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës
- Nenad Lazic, Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm–Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit
- Dr.sc.Driton Muharremi, Gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit
- Zenel Leku, Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm–Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit
- Dr.sc.Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm–Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit
- Ma.sc.Albert Zogaj, Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit
- Mahir Tutuli, Gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën e Apelit
- Mr.sc.Ali Kutllovci, Gjyqtar në Departamenti i Krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Ud/Kryetar i Gjykatës
- Saranda Bogaj Sheremeti, Gjyqtare në Departamentin civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Trajnuesit e angazhuar nga radha e prokurorëve;
- Besim Kelmendi, Prokuror ne Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
- Naim Abazi, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Trajnuesit e angazhuar nga radha e avokatëve;
- Adem Vokshi, avokat
- Mr.sc.Kujtim Kërveshi, avokat
- Ljubomir Pantovic, avokat
- Dejan Vasic, avokat
- Ekrem Agushi, avokat
- Ardi Shita, avokat
Trajnuesit e angazhuar nga radha e Profesorëve;
- Dr.sc. Avni Puka, Ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës
- Dr.sc. Mirlinda Batalli, Ligjëruese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës
- Dr.sc. Remzie Istrefi, Ligjëruese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës
Trajnues të tjerë;
- Sinan Visoka, Noter
- Gertjana Hasalla (Elbasan, Shqiperi), Ekspert e Barazisë Gjinore
Kontaktoni Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT në; E-mail: trajnime@ikt-ks.org ose Tel: 049/607-999, apo ne Rrjetet sociale
Facebook:facebook.com/Trajnime.IKT; Instagram: instagram.com/trajnime_ikt dhe në
Twitter: twitter.com/Trajnime_IKT