Trajnim për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës–07 Mars 2017(nuk ka vende të...

    Trajnim për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës–07 Mars 2017(nuk ka vende të lira)

    3958
    SHARE

    Kohëzgjatja dhe orari i Trajnimit:
    Trajnimi zgjatë 12 ditë dhe fillon me datë 06 Mars 2017. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 17:00-19:00

    Sesionet e Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës (Trajnim i praktikës juridike) i dedikohen: Juristëve të diplomuar në përgatitje të provimit të Jurisprudencës, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.

    Certifikimi i pjesëmarrësve:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    Çmimi dhe pagesa për trajnim:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 10 Shkurt 2016 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve ne trajnim. Çmimi i trajnimit është 200.00 euro kurse pagesa për trajnim, bëhet në xhirollogarinë: “Instituti i Kosovës për Trajnime” NLB Bankë nr:1708001012810426

    Vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime (IKT)

    Aplikimit dhe mënyra e pagesës për trajnim:
    Për aplikim dhe mënyrë të pagesës të trajnimit kontaktoni;
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    Programi i Sesioneve të Trajnimit për përgatitjen me shkrim të provimit të jurisprudencës:
    E DREJTA E PROCEDURËS PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: (Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve:
    – Ankesa kundër Aktvendimit;
    – Ankesa kundër Aktgjykimit.
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë;
    – Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve;
    – Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i Padive:
    – Padi për kompensim dëmi;
    – Padi për vërtetim pronësie;
    – Padi për zgjidhjen e martesës;
    Ø Përpilimi/Hartimi i propozimit për shkurorëzime;
    Ø Përpilimi/Hartimi i vendimeve gjyqësore (aktvendim, aktgjykim);
    Ø Përpilimi/Hartimi i ankesave si mjet i rregullt juridik: ankesa kundër aktvendimit; ankesa kundër aktgjykimit);
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve te jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve:
    – Revizioni;
    – Propozimi për përsëritjen e procedurës;
    – Kërkesa për mbrojtjen e Ligjshmërisë