Trajnim për pjesën teorike të Provimit të Jurisprudencës, Provimit për Gjyqtar dhe...

    Trajnim për pjesën teorike të Provimit të Jurisprudencës, Provimit për Gjyqtar dhe Provimit për Bashkëpunëtor Profesional – 24 Janar-4 Shkurt

    231
    SHARE

    KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
    Trajnimi zgjatë 12 ditë dhe mbahet me datë 24 Janar-4 Shkurt. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 16:30-19:00 kurse një fundjavë (29-30 janar 2021) nga ora 10:00-16:00.

    Trajnimi fokusohet ne pjesën teorike në lendet;E drejta penale, Procedura penale, E drejta civile, Procedura civile, E drejta Administrative, Procedura Administrative, E drejta tregtare, E drejta e punës, E drejta e Kushtetuese, Bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut.

    METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
    Sesionet e Trajnimit për pjesën teorike i dedikohen: kandidatëve për Provimin e Jurisprudencës, Provimin për Gjyqtar dhe Provimit për Bashkëpunëtor Profesional, juristëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private, si dhe studentëve të fakulteteve juridike publike dhe kolegjeve private në Republikën e Kosovës.

    CERTIFIKIMI I PJESËMARRËSVE:
    Të gjithë pjesëmarrësit, në përfundim të trajnimit do të pajisen me certifikata nga IKT.

    APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 08 janar
     2022 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 200.00 euro. Për aplikim dhe pagesë të trajnimit kontaktoni;
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë

    Vendi i mbajtjes së trajnimit:
    Selia e Institutit të Kosovës për Trajnime (IKT)

    E DREJTA PENALE MATERIALE
    Veprat penale dhe përgjegjësia penale, Dënimet, Vërejtja gjyqësore, Masat e trajtimit të detyrueshëm, Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve dhe lirimi me kusht, Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes së veprave penale, Pasojat juridike të dënimit, Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale, Parashkrimi, Falja, Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës sipas vendit të kryerjes së veprës penale, Veprat e veçanta penale sipas Kodit Penal.


    PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS

    Procedura parapenale, Procedura paraprake, Procedurat alternative, Akuzimi, Procedura penale kryesore, Procedura me mjete juridike, Procedura ndaj të miturve, Procedurat e veçanta
     
    E DREJTA MATERIALE CIVILE

    Parimet e së drejtës civile, Subjektet e së drejtës civile, Objektet e marrëdhënieve juridike – civile, E drejta subjektive civile, Punët juridike, Përfaqësimi, Parashkrimi, Cenimi dhe mbrojtja e të drejtave subjektive civile.
     
    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE

    Procedura kontestimore, Parimet e procedurës kontestimore, Kompetenca e gjykatës, Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar, Objektiviteti i gjyqtarit,
    Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi, Gjuha në procedurë, Parashtresat, Padia, Rrjedha e procedurës pranë gjykatës së shkallës së parë, Seancat, Të provuarit, Vendimet gjyqësore, Aktvendimet, Mjetet juridike, Shpenzimet e procedurës, Procedurat e veçanta kontestimore, Procedura e gjykimeve të arbitrazhit, Arbitrazhi ndërkombëtar.
    E DREJTA ADMINISTRATIVE (PJESA MATERIALE)
    Njohuri të përgjithshme, Organizimi i pushtetit shtetëror dhe administrata publike,
    Njohuri të përgjithshme mbi aktin administrativ, Kontrolli i punës në administrate.
    E DREJTA ADMINISTRATIVE PJESA FORMALE (PROCEDURALE)
    Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i procedurës administrative, Parimet themelore të procedurës administrative, Kompetenca administrative, Procedura për garantimin e paanshmërisë së administratës publike, Procedimi administrativ, Procedura hetimore,
    Përfundimi i procedimit administrativ, Veprimtaria administrative, Ekzekutimi, Afatet për zbatimin e aktit administrativ, Ankimi administrativ, Mospranimi i ankimit, Aktet administrative me natyrë diskrecionale, Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedimin administrativ, Kuptimi i konfliktit administrativ formal dhe material, Nocioni dhe objekti i padisë në konfliktin administrative, Përfundimi i konfliktit administrative.

    E DREJTA KUSHTETUESE 
    Kushtetuta si akt me i lartë juridik dhe politik, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në sistemet kushtetuese, Institucionet e pavarura, të drejtat dhe liritë themelore si pjese e Kushtetutës,  të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, sistemi i drejtësisë.

    E DREJTA EKONOMIKE
    Shoqëritë tregtare, Ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore, Falimentimi likuidimi dhe riorganizimi i personave juridikë, Punët bankare dhe siguruese, Konkurrenca në treg, Investimet e huaja, Koncesionet, Pronësia intelektuale industriale, Kontratat komerciale, Zgjidhja jashtëgjyqësore dhe kontestet ekonomike.