Trajnim për Provimin pranues për Gjyqtarë 02 dhjetor 2021

    Trajnim për Provimin pranues për Gjyqtarë 02 dhjetor 2021

    269
    SHARE
    KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT:
    Trajnimi zgjatë 11 ditë dhe fillon me datë 02 Dhjetor 2021. Me qëllim të dhënies së mundësisë secilit të interesuar, trajnimi mbahet pas orarit të zakonshëm të punës, çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 16:30-19:30 pjesa teorike kurse dy fundjave (04-05 dhe 11-12 dhjetor 2021) nga ora 10:00-16:00 pjesa me shkrim nga lëmia penale dhe civile.
    METODOLOGJIA E TRAJNIMIT:
    Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues dhe provimit me shkrim për gjyqtarë i dedikohen kandidatëve të cilët kanë aplikuar për emërimin në pozitat e gjyqtarëve dhe të tjerëve të interesuar për ngritjen e njohurive profesionale.

    Trajnimi do të zhvillohet konform kërkesave të Rregullores se KGJK (03/2021) për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Ri-emërimin e Gjyqtarëve ku në trajnimin e përgatitjes se rasteve praktike në lëmine penale dhe civile fokusimi i trajnuesve do të jetë në:
    – elementet e vendimit;
    – analizën e gjendjes faktike dhe vlerësimin e provave;
    – analizën e çështjeve juridike dhe aplikimi i të drejtës materiale;
    – argumentimin/logjiken e arsyetimit;
    – qartësinë, të kuptuarit e lehtë, të përmbledhurit dhe mënyrën e të shprehurit dhe të shkruarit.
    Kurse programi i pjesës teorike të Trajnimit për përgatitjen e testit kualifikues është përgatitur konform Rregullores se KGJK (03/2021) përkatësisht për lendet të cilat janë pjesë e testit kualifikues dhe atë penale, civile, administrative, ekonomike, kushtetuese, të drejtat e njeriut dhe etika profesionale, si dhe provimit me shkrim nga lemia penale dhe civile.
    APLIKIMI, ÇMIMI DHE PAGESA PËR TRAJNIM:
    Afati për aplikim dhe pagesë të trajnimit nga të interesuarit fillon më 15 Nëntor 2021 dhe mbyllet me plotësimin e vendeve në trajnim. Çmimi i trajnimit është 250.00 euro.
    Për aplikim dhe pagesë të trajnim kontaktoni;
    Institutin e Kosovës për Trajnime – IKT
    E-mail: trajnime@ikt-ks.org; Tel:049/607-999
    Facebook: https://web.facebook.com/Trajnime.IKT
    Adresa: Sheshi Nënë Tereza, A/22, Hy.2, Nr.5, 10000, Prishtinë
    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR TESTIN KUALIFIKUES PËR GJYQTARË PJESA TEORIKE:

    E DREJTA PENALE MATERIALE
    Veprat penale dhe përgjegjësia penale, Dënimet, Vërejtja gjyqësore, Masat e trajtimit të detyrueshëm, Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e dënimeve dhe lirimi me kusht, Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me anë të kryerjes së veprave penale, Pasojat juridike të dënimit, Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale, Parashkrimi, Falja, Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës sipas vendit të kryerjes së veprës penale, Veprat e veçanta penale sipas Kodit Penal.


    PROCEDURA PENALE DHE FAZAT E PROCEDURËS

    Procedura parapenale, Procedura paraprake, Procedurat alternative, Akuzimi, Procedura penale kryesore, Procedura me mjete juridike, Procedura ndaj të miturve, Procedurat e veçanta

    E DREJTA MATERIALE CIVILE

    Parimet e së drejtës civile, Subjektet e së drejtës civile, Objektet e marrëdhënieve juridike – civile, E drejta subjektive civile, Punët juridike, Përfaqësimi, Parashkrimi, Cenimi dhe mbrojtja e të drejtave subjektive civile.

    E DREJTA E PROCEDURËS CIVILE

    Procedura kontestimore, Parimet e procedurës kontestimore, Kompetenca e gjykatës, Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar, Objektiviteti i gjyqtarit,
    Përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi, Gjuha në procedurë, Parashtresat, Padia, Rrjedha e procedurës pranë gjykatës së shkallës së parë, Seancat, Të provuarit, Vendimet gjyqësore, Aktvendimet, Mjetet juridike, Shpenzimet e procedurës, Procedurat e veçanta kontestimore, Procedura e gjykimeve të arbitrazhit, Arbitrazhi ndërkombëtar.
    E DREJTA ADMINISTRATIVE (PJESA MATERIALE)
    Njohuri të përgjithshme, Organizimi i pushtetit shtetëror dhe administrata publike,
    Njohuri të përgjithshme mbi aktin administrativ, Kontrolli i punës në administrate.
    E DREJTA ADMINISTRATIVE PJESA FORMALE (PROCEDURALE)
    Kuptimi, rëndësia dhe zhvillimi i procedurës administrative, Parimet themelore të procedurës administrative, Kompetenca administrative, Procedura për garantimin e paanshmërisë së administratës publike, Procedimi administrativ, Procedura hetimore,
    Përfundimi i procedimit administrativ, Veprimtaria administrative, Ekzekutimi, Afatet për zbatimin e aktit administrativ, Ankimi administrativ, Mospranimi i ankimit, Aktet administrative me natyrë diskrecionale, Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedimin administrativ, Kuptimi i konfliktit administrativ formal dhe material, Nocioni dhe objekti i padisë në konfliktin administrative, Përfundimi i konfliktit administrative.

    E DREJTA KUSHTETUESE 
    Kushtetuta si akt me i lartë juridik dhe politik, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në sistemet kushtetuese, Institucionet e pavarura, të drejtat dhe liritë themelore si pjese e Kushtetutës,  të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, sistemi i drejtësisë.

    E DREJTA EKONOMIKE
    Shoqëritë tregtare, Ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore, Falimentimi likuidimi dhe riorganizimi i personave juridikë, Punët bankare dhe siguruese, Konkurrenca në treg, Investimet e huaja, Koncesionet, Pronësia intelektuale industriale, Kontratat komerciale, Zgjidhja jashtëgjyqësore dhe kontestet ekonomike.
    ETIKA PROFESIONALE
    Pavarësia, Paanshmëria, Barazia, Integriteti, Profesionalizmi dhe përgjegjësia në punë, Konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat.

    PROGRAMI I SESIONEVE TË TRAJNIMIT PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT ME SHKRIM PËR GJYQTARË:
    PROCEDURA PENALE:
    Ø Përpilimi/Hartimi i shkresave akuzuese: Aktakuza, Aktvendime për shqiptim të masave;
    Ø Përpilimi/Hartimi i Vendimeve Gjyqësore: Aktvendim për të mitur, Aktgjykim dënuese, Aktgjykim Lirues, Aktgjykim refuzuese;
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të rregullta juridike të goditjes së vendimeve: Ankesa kundër Aktvendimit; Ankesa kundër Aktgjykimit.
    Ø Përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve: Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë; Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimeve; Kërkesa për rishikimin e procedurës penale.

    PROCEDURA CIVILE:

    Ø Përpilimi/Hartimi i Padive/Propozimeve: Padi për kompensim dëmi, Padi për vërtetim pronësie, Padi për zgjidhjen e martesës, Propozimit për shkurorëzime;
    Ø Përpilimi/Hartimi i vendimeve gjyqësore: Aktvendime, Aktgjykime;
    Ø Përpilimi/Hartimi i ankesave si mjet i rregullt juridik: Ankesa kundër aktvendimit, Ankesa kundër aktgjykimit;
    Ø Përpilimi/Hartimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve: Revizioni, Propozimi për përsëritjen e procedurës, Kërkesa për mbrojtjen e Ligjshmërisë.